Një grua në Këln të Gjermanisë humbi të dyja këmbët dhe një dorë pasi u pickua nga një insekt, ndërkohë që po nxirrte plehrat jashtë.

Ngjarja në fjalë, sipas “

Russia Today”

ndodhi në mes të muajit Mars, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë.

43 – vjeçarja Sonja Kujas sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt ndërkohë që po nxirrte plehrat.

“Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën

“, tha Kujas.

Për pasojë ajo u shtrua në një klinikë në Frechen.

Por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në koma.

Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë, (sepsis), një formë e helmimit të gjakut.

Bashkëshorti i saj Andy rrëfeu se vetëm duke e parë, e dalloje që gjymtyrët e saj po vdisnin, po bëheshin të zeza.

Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por asaj iu prenë të dyja këmbët dhe dora e majtë.

Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm./tvklan.al