Tre persona kanë tentuar që të vjedhin një dyqan celularësh në Fier mëngjesin e kësaj të diele, por plani i tyre është prishur nga një polic. Mësohet se ky i fundit i ishte pikasur hajdutët gjatë kohës që po shkonte të merrte shërbimin në zonë.

Ai ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen dhe është përplasur fizikisht me ta. Gjatë largimit këta të fundit kanë goditur automjetin privat të efektivit të policisë.

Uniformat blu njoftojnë se në vendngjarje kanë ngelur prova materiale të ngelura nga autorët, të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e tyre.

Më tej thuhet se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al