Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes

Një shqiptar ka ndërruar jetë në spital disa javë pasi mbeti i plagosur me armë zjarri në Itali. Viktima është me iniciale X.A. 40 vjeç, raportonë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur në Corso Matteotti rreth orës 23:00 mbrëmjen e 24 Tetorit, kur 40-vjeçari u qëllua me një plumb në bark nga një makinë në lëvizje.

Ai ishte duke ecur në këmbë dhe në kryqëzimin e një rruge u qëllua me armë nga brenda makinës. Shqiptari ra në tokë, ndërsa ndihma e parë iu dha nga një kalimtar i rastit që gjendej aty pranë.

40-vjeçari kishte mbetur i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai iu nënshtrua dy operacioneve, por fatkeqësisht gjendja e tij u rëndua dhe ndërroi jetë një ditë më parë.

Mediat italiane raportojnë se viktima jetonte në Asti dhe ishte person me precedent të shumtë penal.

Ndërsa autori i kësaj ngjarje është identifikuar dhe u arrestua nga policia italiane. Ai është Gilmond Mataliu, një tjetër shqiptar, i cili qëlloi me armë 40-vjeçarin.

Mataliu mbahet i arrestuar dhe akuzohet për vrasje. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa hetimet po vijojnë për të zbardhur krimin. /tvklan.al