Orges Bilbili është personi i plagosur gjatë nga efektivi i policisë, paraditen e sotme në Tiranë.

Bilbili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është një nga autorët e masakrës së Lushnjes, për vrasjen e  Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.

Orges Bilbili

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, në kuadër të kontrollit për leje-daljet e qytetarëve pas masave të marra për Covid-19, kur polici i është afruar Bilbilit duke i kërkuar mjet identifikimi.

Ky i fundit ka refuzuar duke u larguar me vrap, ndërsa efektivi e ka ndjekur duke i bërë thirrje të ndalojë.

Nga çanta që mbante me vete, Bilbili ka nxjerrë një armë zjarri duke kërcënuar se do të qëllonte mbi efektivin. Ky i fundit ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar dhe duke i kërkuar që të hidhte armë, por ndërsa Bilbili nuk i është bindur, polici e ka qëlluar në gjymtyrët e poshtëm të këmbës.

Nga plumbat ka mbetur e plagosur po në gjymtyrë edhe një qytetare që po kalonte rastësisht pranë skenës.  

Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Detajet e ngjarjes janë bërë me dije në një deklaratë për gazetarët nga vendngjarja, nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi . /tvklan.al