Marion Mitro, që mbeti i plagosur sot në rrethana ende të paqarta rezulton se është me precedentë penal.

Ai është arrestuar në vitin 2014, gjatë një tentative për t’u larguar nga Shqipëria në aeroportin e Rinasit. Policia në atë kohë ka deklaruar se Mitro është arrestuar autor i porositjeve të disa shpërthimeve, ndër to edhe atentati i kryer ndaj kryetarit të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, si dhe për eksplozivin e gjetur në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Por në gjykatë i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën se ai është porositësi i disa atentateve me tritol. Para gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Mitro ka deklaruar në atë kohë se shënjestrat e atentateve i kishte miq.

I plagosuri Marion Mitro kishte paguar vrasësin me pagesë Julian Sinanajn për të kryer disa ekzekutimet, i cili është dënuar për disa sulme me eksploziv të ndodhur disa vite më parë./tvklan.al