Policia e Korçës ka goditur dy raste të tjera të trafikimit të emigrantëve. Në pranga ka rënë E. Z., 39 vjeç, E. T., 19 vjeç dhe A. T., 40 vjeç, si dhe e u shpall në kërkim 20-vjeçari A. Ç.

Policia sqaron se arrestimi i E.Z. është bërë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Grabovicë, Pogradec, pasi ai është pikasur duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë nga hetimet është zbuluar se 39-vjeçar bashkëpunonte dhe me dy persona të tjërë. Në pranga ranë E. T. dhe A. T., të cilët akuzohen se janë bashkëpunëtorët e 39-vjeçarit, pasi u kapën me mjetin tip “Audi”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Ç., 20 vjeç, , të cilit shërbimet e policisë gjatë ndjekjes, i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por ky shtetas është larguar me shpejtësi.

I riu nuk iu bind urdhrit të efektivëve dhe braktisi mjetin, ku brenda tij ishin 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 Euro secili, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./tvklan.al