Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës gjatë aksionit të koduar “Perimetri”, të cilët u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.

Të arrestuarit janë E.Sh. 36 vjeç dhe K.M. 18 vjeç të dy nga Tirana.

Ata u ndaluan mbi fshatin Poloskë të Devollit duke transportuar me furgon 3 refugjatë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al