Një anije spanjolle, në të cilën ishin mbi 300 emigrantë të shpëtuar në det, ka mbërritur në Spanjë, duke përfunduar një udhëtim disa ditor përgjatë Mesdheut Perëndimor.

Anija e drejtuar nga grupi jofitimprurës “Proaktiva open arms” mbërriti në portin spanjoll të Algericas të premten.

Anija i shpëtoi emigrantët në ujërat pranë Libisë, javën e kaluar, por iu desh të udhëtonte në Spanjë, pasi Malta e refuzoi atë të ndalet në brigjet e saj, ndërsa Italia dhe vendet e tjera refuzuan të ofronin ndihmë.

Në qershor, Spanja hapi portet e saj edhe për një anije tjetër të ndihmës me mbi 600 emigrantë pasi Italia dhe Malta e kishin refuzuar të ndalojë në portet e tyre.

Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve te Bashkuara, mbi 2,200 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun përmes anijeve të ndryshme të trafikantëve./REL