Lista me 3 kandidatë do i përcillet Kuvendit për votim

Arta Marku, e cila është e dyta në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, nuk e apelon vendimin e KLP-së.

Lista kryesohet nga Olsian Çela me 459 pikë dhe e treta renditet Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Tashmë kjo listë do t’i përcillet Kuvendit që duhet te zgjedhe brenda 30 ditësh me 84 vota njërin prej tre emrave në listë.

Nëse nuk arrihet kjo shumicë, automatikisht i pari i renditjes, zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

Tv Klan