Vildane Zeneli është një nga modelet që tërheq gjithnjë vëmendje me paraqitjen e saj. Ajo ishte sot e ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit modelja tregoi për aksidentin që kishte pësuar në një hotel në New York dhe për pasojë rreth dy vite kishte qëndruar pa punë.

Ajo tha se kishte rrëshqitur në banjon e hotelit dhe për pasojë kishte thyer dorën. Siç tregon ajo, pas këtij aksidenti kishte hedhur në gjyq hotelin dhe kishte marrë një dëmshpërblim të majmë.

Ermal Mamaqi: Me çfarë merresh në New York?

Vildane Zeneli:

Unë merrem me modeling, por para dy vitesh theva dorën gjatë punës. Isha në një hotel dhe jam rrëzuar në banjo. E kam thyer dorën e djathtë shumë keq dhe tani e kam me hekura.

Ermal Mamaqi: Po çfarë ndodhi?

Vildane Zeneli:

Kisha bërë dush 30 minuta më parë, edhe dyshemeja ishte me ujë dhe rrëshqita dhe theva dorën.

Ermal Mamaqi: Domethënë ishte faji i hotelit që e kishte lënë dyshemenë me ujë?

Vildane Zeneli:

Po.

Ermal Mamaqi: Me sa di unë ti e ke hedhur në gjyq hotelin…

Vildane Zeneli:

Po, e vërtetë. Dhe e fitova gjyqin. Por nuk ka qenë e lehtë, kam patur tre operacione gjatë një viti.

Ermal Mamaqi: Dhe i kape nja dy milionë pas këtij gjyqi?

Vildane Zeneli:

Nuk ta them dot shifrën, por për dy vite nuk punova dhe mora një kompesim shumë të madh nga hoteli. Hoteli ishte i famshëm dhe ia ka vlejt.

/tvklan.al