Futbolli shqiptar në zi. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një ngjarje tragjike të ndodhur gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .
Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar H., ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.
Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.
Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.
FSHF i ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. /tvklan.al