DJ Paul van Dyk është dëmshpërblyer me 10 milionë Dollarë për rrëzimin që pati gjatë një koncerti para 3 vitesh. 47-vjeçari theu shpinën dhe pësoi disa lëndime në tru kur ra në një vrimë në skenë.

Incidenti gjatë festivalit muzikor në Holandë i shkaktoi problem serioze pasi qëndroi në koma për një kohë të gjatë. Kur u përmend, ai u detyrua të qëndronte për disa kohë në karrocë invalidësh.

Van Dyk, emri i vërtetë i të cilit është Matthias Paul njihet për këngët “Another Way” ”Talking in Grey” dhe “Face to Face”.

Klan Plus