U shërua nga virusi, i moshuari: Ndenja në koma një javë rresht



U shërua nga virusi, i moshuari: Ndenja në koma një javë rresht

15:01 29/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte një 68-vjeçar nga Patosi, i cili është shëruar nga COVID-19.

Kastriot Agalliu rrëfeu se ai kishte ardhur nga Bologna në 3 Mars, për të festuar ditëlindjen e nënës së tij.

Nga data 10, Agalliu ndjeu edhe simptomat e para. Më pas, ai dëgjoi në televizion se një zonjë, e cila kishte udhëtuar në të njëjtin avion me të, kishte ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Kjo e trembi dhe menjëherë lajmëroi 127. Ambulanca e sjell në spital në Tiranë dhe ai shprehet se aty humbi ndjenjat dhe për rreth 1 javë ka qenë në gjendje kome.

Mirela Milori: Si jeni ?

Kastriot Agalliu: Mire jam e kam marrë pak veten.

Mirela Milori: Ti ke ardhur nga Bologna në datën 3 Mars, për të festuar ditëlindjen e nënës tënde?

Kastriot Agalliu: Po!

Mirela Milori: Si u ekzaminove qe ishe me COVID?

Kastriot Agalliu: Unë kam ardhur në datën 3 Mars, kam ardhur me avionin e linjës Bolognë-Rinas. Aty na matën temperaturën, kur zbrita nga avioni isha në rregull, 36 e kisha. Vetëm unë dhe një djalë tjetër ishim në avionë me maskë. Erdha tek nëna, aty ishte vëllai që është në Greqi me nusën, dhëndrri me gjithë çupën që kam në Lezhë dhe festuam ditëlindjen në shtëpi. Nga data 10-11 iku vëllai im në Sarandë, pimë një kafe, mirëpo unë isha me djersë dhe piva një gotë ujë më akull.

Mirela Miloir: Kishe temperaturë, çfarë ndjeje?

Kastriot Agalliu: Më dha akulli se isha me djersë dhe më dha një goditje në gjoks, se unë jam dhe i operuar, pi ilaçe për zemrën, mbas operimit më doli dhe diabeti.

Mirela Milori: Ndodheshe atje, nuk ndiheshe mirë, pive një gotë ujë të ftohtë, çfarë ndodhi pastaj?

Kastriot Agalliu: Më vonë në darkë, përcolla vëllain, po rrija me nënën, i thashë po më dhemb koka dhe pak grykët. I thashë ke ndonjë termometër, kam tha ajo. E mata unë e kisha 37 e gjysmë. Të nesërmen dëgjoj në televizor tek Klani ka vdekur një grua nga Durrësi thoshte, 73- vjeçare që ka ardhur në filan datë. Unë me thënë të drejtën u tremba aty, se ajo kishte udhëtuar me avionin që kam udhëtuar unë. Mora 127 në telefon, ja tregova situatën. Mirë tha ajo, rri aty mos lëviz. Vjen ambulanca më merr, e shikoj që mori për në Tiranë. I thashë ku vete? Në Tiranë tha se ti je i sëmurë.

Mirela Milori: Të sollën në Tiranë, aty të bën testin për COVID?

Kastriot Agalliu: Jo aty më çuan tek urgjenca, më matën temperaturën, më çuan në një dhomë dyshe. Atje më dhanë një maskë, më bënin terapi, serume, ilaçe, pastaj s’ndejva më çfarë m’u bë sepse humba ndjenjat, nuk e di pse ndodhi ashtu.

Mirela Milori: Sa ditë ndenje në spital?

Kastriot Agalliu: Unë ndenja 21 ditë.

Mirela Milori: Kur të komunikuan që ishe i prekur nga virusi?

Kastriot Agalliu: Nuk më thanë gjë, unë vazhdova terapinë, se unë humba ndjenjat s’mora vesh gjë. Ndenja në koma një javë rresht, as haja, as pija. Vajta 89 kile atje, u ktheva 40 kile./tvklan.al



Të ngjashme