Përfundon verifikimi i dëmeve. Ekspertët: Mund të rijetëzohet nga vetë natyra

Toka që një muaj më parë kishte hi, është mbuluar nga bari. Pishat që shpëtuan nga zjarri në Darëzezë kanë çelur boçe. Pasojat që lanë flakët janë ende të dukshme.

Zjarri i fillimit të Tetorit shkrumboi një sipërfaqe prej 400 ha me pisha në zonën e mbrojtur. Edhe pemë të tjera u dogjën pjesërisht.

Llogaritja e dëmeve ka përfunduar dhe është bërë parcelizimi i sipërfaqes së djegur.

Një muaj pas djegies së pyllit të Pish-Poros në Darëzezë të Fierit po shihen mundësitë për rigjenerimin e shpejtë të tij. Në fakt puna e parë që është bërë ka qenë parcelizimi i zonave të djegura dhe po shihen mundësitë për mbjelljen e pishave në fidanë të rritur dhe të rinj në periudhën e dimrit ku do të nisë edhe pyllëzimi i të gjithë zonës.

Por sipas banorëve, veç rimbjelljes së pishave, sipërfaqja e djegur mund të rigjenerohet edhe nga vetë natyra.

“Pylli rregullohet vetë. Është djegur dy herë kjo pjesa këtu. Për 30 vite është bërë dy herë mirë se ç’ka qenë.”

“Po ta bësh më mirë, ta ndërosh këtë fidan e të vësh fidan tjetër që përdorim ne në zonat malore. Kjo pishë nuk është shumë e përshtatshme. Pisha e malit është më e mirë.”

Nuk duhet bërë edhe rimbjellja e fidanëve të rinj.

“Rimbjellja e pyllit duhet të mirëmbahet me programe të mirëfillta, me korridore mirëmbajtëse edhe me kanale kullimi të cilat kanë qenë edhe në kohët më parë. Edhe lagështia bën punën e vet dhe shumë zona pyulli po vijnë drejt tharjes.”

Zjarri në masivin me pisha në Darëzezë zgjati rreth dy javë. Sipas autoriteteve zjarri ishte i qëllimshëm ndërsa kjo ishte hera e tretë brenda një dekade që pylli përfshihej nga flakët.

Klan News