Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta, teksa çështjet e javës së kaluar morën sërish vendin për diskutime.

Kësaj here Saimiri kishte vendosur t’i ftonte vajzat në një takim në disko, ku pati edhe takime të shkurtra me disa nga konkurrentet.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Kejda ka folur për takimet e javës, teksa shprehet se vajzat ishin shumë aktive dhe me një vetëbesim të tepruar.

“Unë i kam parë vajzat këtë javë shumë aktive dhe kanë një vetëbesim të tmerrshëm nëse mund ta quaj kështu. Është shumë e tepruar, të paktën për formatin ku jemi. Në fund zhgënjehen kur nuk i zgjedh Saimiri”, ka thënë Kejda.

Ndërkohë, ajo është pyetur edhe për komentin e motrave binjake, të cilat javën që shkoi thanë se nuk e kishin edhe aq qejf Kejdën.

Lidhur me këtë fakt, bukuroshja ka theksuar se ato nuk kanë asnjë argument se përse nuk e pëlqejnë dhe se kjo gjë nuk bën sens.

“E kam dëgjuar intervistën. Kam replikuar në studio, kam qenë shumë e drejtëpërdrejtë dhe e sinqertë dhe e kam bërë sepse kam pasur vërtetë diçka që ka qenë mënyra e të shprehurit.

Kurse ato kanë thënë që s’më pëlqen Kejda, por pa argumenta. Për çfarë? Që u replikova unë e para, është pa sens. Është absurde”, është shprehur Kejda./tvklan.al.