Diletta Leotto dhe Can Yaman janë bërë çifti më i komentuar në Itali dhe Turqi. Pas shumë thashethemeve që kishin dalë për një lidhje të mundshme, aktori me origjinë shqiptare Can Yaman e bëri publike duke postuar një foto me moderatoren në rrjetet sociale, ku shkruante“çifti i rrezikshëm”.

Më vonë Cani i bëri propozimin e bukur në qiell të hapur që çdo vajzë e ëndërron.

 “Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell.

Së fundmi është përfolur se çifti i ka dhënë fund kësaj lidhje të bukur dashurie sepse Diletta nuk mban më në gisht unazën që i ka dhuruar aktori, ndërsa ai ka mbyllur rrjetet sociale që të mos i japë llogari fansave të tij.

Por mesa duket Diletta i ka dhënë fund këtyre aludimeve duke shprehur se ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe martesa mes tyre ka për të ndodhur. Sa i përket largimit të Canit nga rrjetet sociale, ajo shprehet se e ka mbyllur për shkak të punëve të tij.

“Martesa nuk është anuluar, çfarë ka qarkulluar janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Gjërat po bëhen në kohën e duhur. Can e mbylli Instagramin për arsyet e tij të biznesit”, është shprehur moderatorja italiane. /tvklan.al