Mediat spanjolle kanë bërë publike detaje të reja në lidhje me vrasjen e një 46-vjeçari shqiptari në Spanjë. Bëhet fjalë për person që njihej me emrin Deda.

Ai u vra me një plumb pas koke, por këtë të premte është bërë e ditur se përpara se të vritej ai është torturuar në mënyrë barbare. 46-vjeçarit i ishte prerë një gisht, një copë veshi dhe i ishin hequr të gjithë thonjtë.

Viktima është torturuar me orë të tëra, përpara se të vritej. Autoritetet dyshojnë se ai është dërguar në një shtëpi të sigurtë dhe nuk përjashtohet se mund të jetë vrarë aty.

Kjo pasi trupi i viktimës u gjet në një zonë pranë lumit Guadalentin në Totana dhe dyshimet janë se kufoma është dërguar aty për të zhdukur gjurmët. Trupi i shqiptari u gjet pasditen e së mërkurës. Një banor i zonës ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi që prej të hënës së kaluar.

Shqiptari jetonte në Mazarron. Ai kishte punuar më parë në klube nate dhe bare muzike, ndërsa kohët e fundit kishte filluar punë si truprojë në Marbella të Malagas.

Sipas mediave, dyshohet se ai është vrarë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Njëkohësisht po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm që shqiptari mund të ketë pasur për shkak të profesionit të tij.

/abcnews.al