Nga kjo fundjave është aktiv portali “U-Transparenca”, një portal ku publikohen jo vetëm financat e të gjithë universiteteve, por dhe çdo veprimtari dhe vendimmarrje e tyre. Kjo ishte një nga 8 kërkesat e protestës studentore dhe kryeministri thotë se do të jetë një mekanizëm që do të bëjë transparencë për një çështje kaq të debatuar siç janë buxhetet e universiteteve.

Në një takim me rektorë, dekanë dhe studentë Rama ndërsa premton se çdo pikë tjetër e kërkuar nga studentët mund të plotësohet nga qeveria, të vetmen çështje që ai kërkon që të merren përsipër nga vetë universitetet siç e dikton autonomia e tyre është vlerësimi i titujve akademikë, vlerësimi periodik i pedagogëve nga vetë studentet si dhe transparenca për kushtëzimin e notave me shitjen e librave.

Pas rikthimit të gjuhës shqipe si lënde në shkollat e mesme, kryeministri lajmëron se do të futet si lëndë e detyrueshme dhe në të gjitha universitet pasi sipas tij ka një “agresion” ndaj shkrimit të gjuhës shqipe.

Tv Klan