Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë këtë të premte bënë që qytetarët të dilnin të frikësuar nga banesat e tyre. Për mikrofonin e Klan News, qytetarët në Bulqizë, aty ku ishte dhe epiqendra, tregojnë se lëkundjet ishin të forta.

Banori 1: U frikësuam shumë. Se është fuqi madhore ajo nuk na pret ne. Dolëm të gjithë, kush ishte në lokal doli përjashta, kush ishte në shtëpi doli përjashta. Ndejtëm përjashta deri sa u qetësua gjendja.

Gazetari: Ka raste të përsëritura herë pas here këtu?

Banori 1: Herëherë po. dy tre herë. U tund mirë.

Gazetari: Keni informacion nëse ka dëme në banesa?

Banori 1: Jo nuk di gjë.

Gazetari: A frikësuat nga tërmeti?

Banori 2: U frikësuam se tërmet është ai nuk është lojë.

Gazetari: Dolët jashtë?

Banori 2: Po dolëm jashtë

Gazetari: Dhe ata që ishin në banesa kanë dalë jashtë?

Banori 2: Se di ne ishim në lokal brenda dhe dolëm jashtë të gjithë.

Gazetari: Kishte lëkundje të forta?

Banori 2: Kishte. Në televizor e pamë./tvklan.al