Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë sot në mesditë pas një përplasje me armë në qytetin e Elbasanit. Xhuvani është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi ka pasur një angazhim në politikë vitet e fundit.

Xhuvani u denoncua nga Partia Demokratike, se kishte marrë pjesë në përplasjen që ndodhi mes simpatizantëve Ditën e Verës në Elbasan dhe e akuzonin 56-vjeçarin si mbështetës të socialist.

Më herët, në vitin 2013, Xhuvani ka qenë pjesë e LSI dhe kandidat i kësaj force politike në vitin 2013, por më pas është larguar. Në vitin 2017, viktima është pjesë e PDIU dhe ka bërë fushatë për këtë forcë politike në këtë qytet.

Pamje nga përplasja mes simpatizantëve të PS-së e PD-së në Elbasan

Po ashtu Xhuvani ka mbajtur dhe një post të rëndësishëm në administratë dhe ka qenë nën hetim për një mashtrim financiar me faturat e medikamenteve, ku sipas prokurorisë  i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 56 milionë Lekësh.

Lidhur me këtë hetimet gjykata vendosi që ta dënonte me 6 muaj burgim./tvklan.al