Na ka ndodhur të gjithëve, më shpesh nga sa do të dëshironim që të zgjohemi vonë dhe të mos kemi kohë për të larë flokët.

Flokët “të yndyrshëm” janë një fenomen i zakonshëm, veçanërisht për ata me flokë të hollë që kërkojnë larje ditë pas dite apo edhe çdo ditë në disa raste. Megjithatë, larja e shpeshtë nuk është e mirë për flokët, pasi vajrat që lëkura prodhon natyrshëm në këtë zonë e mbrojnë atë, ndërsa në të njëjtën kohë hidratojnë flokët.

Kufizoni larjen në maksimum 2-3 herë në javë dhe pjesën tjetër të kohës përdorni vetëm një shampo të thatë nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm. Tani le të kalojmë te lajmi i mirë: kur flokët nuk i keni në gjendjen më të mirë, kemi disa ide për të stiluar flokët.