Policia ka gjetur trupin e pajetë të një vajze në lumë, që dyshohet se i përket një 11-vjeçareje të zhdukur në West Yorkshire, gjatë kohës që po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

Ursula Keogh nga Halifax, u pa për herë të fundit rreth orës 15:30 të së hënës, teksa po kalonte një urë. Kërkimet gjatë ditës së martë çuan në zbulimin e trupit të një vajze të re në lumin Calder, në Paris Gates, Halifax.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, ndonëse pritet identifikimi formal i trupit, policia ka kontaktuar me familjarët e Ursulës. Mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes 11-vjeçares dhe për këtë autoritetet kanë nisur hetimet.

/tvklan.al