Kombëtarja e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Erjon Bogdani fitoi miqësoren e parë me Kazakistanin të shtunën në Lushnje.

Goli i Marash Kumbullës në minutën e 40’ mjaftoi për të arritur këtë sukses. Një lojë e mirë e Shqipërisë, por raste pati edhe Kazanistani, ndërsa iu anulua një gol në minutat e fundit për pozicion të parregullt.

Kombëtarja U19 do të luajë edhe një tjetër miqësore me Kazakistanin të martën po në Lushnje.

Tv Klan