u21

Shqipëria do të luajë sot pasdite në stadiumin “Qemal Stafa” me Portugalinë, por atë të 21 – vjeçarëve, në një sfidë eliminatore të Euro 2017. Një kundërshtar tepër i fortë, pasi këtë vit mbërriti deri në fazën finale të Europianit, ku u mund nga Suedia vetëm pas goditjes së 11 – metërshave. Kjo ështe edhe ndeshja e parë për portugezët në kualifikuese, ndërsa Kombëtarja Shpresa ka zhvilluar 2 ndeshje dhe është në kuotën e 4 pikëve. Në grupin e Shqipërisë është edhe Izraeli, Hungaria, Greqia dhe Litenshtejni.

Tv Klan