Këngëtari i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, tregoi një rast kur ishte ndjerë në siklet. Në skenën e “Klanifornia”, ai rrëfeu një episod që i kishte ndodhur në Selanik të Greqisë, kur një fanse kur e kishte parë, nga habia i kishte ngatërruar emrin.

Marina Vjollca: Mund të na tregosh një situatë kur ti je ndjerë në siklet dhe të ka ardhur zor nga vetja?

Bujar Qamili: Isha një rast në Selanik dhe ishte darkë vonë. Kërkonim që të hanim diçka dhe na thanë që pak metra më andej është një lokal dhe është në banak një shqiptare. Shkuam. Kur u futëm brenda ajo i ra ballit me dorë. Ua, ua, ka ardhur tha Ismail Qemali, Qemal Ismaili, Qamili, Bujar Qamili…/tvklan.al