Udhëheqësi Demokrat i Senatit Amerikan, Chuck Schumer, i ka bërë thirrje zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të kërkojë ndryshimin e amendamentit të 25-të të Kushtetutës dhe Donald Trump të largohen menjëherë nga zyra e tij.

Schumer u shpreh se nëse Trump nuk vepron atëherë Kongresi duhet të fajësojë Presidentin dhe ta shkarkojë atë.

Ajo që ndodhi dje në Kapitol të SHBA ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të mbajë detyrën një ditë më gjatë“, tha demokrati.

Ai kërkoi që administrata e Trump duhet të pranojë fajin dhe të lërë zyrat, por nëse nuk ndodh kjo duhet të ketë një reagim të fortë nga Kongresi dhe Senati që kontrollohen nga demokratët.

Kongresi amerikan u pushtua një ditë më parë nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Trazirat detyruan Kongresin të ndërpriste punimet që do të certifikonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Katër persona u vranë në këto trazira.

Ndërkohë që sot, Kongresi arriti të certifikonte rezultatin e zgjedhjeve dhe të njihte fitoren e Joe Biden si President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Presidenti në detyrë Donald Trump reagoi duke thënë se tranzicioni i pushtetit do të bëhet paqësisht./tvklan.al