Pavarësisht kushteve të këqija, qytetarët lëvizin me tren për shkak të çmimit të ulët të biletës

Dikur udhëtimi me tren zinte peshën kryesore të transportit të udhëtarëve. Rrjeti hekurudhor shfrytëzohej me kapacitet të plotë.  Elbasani ka qenë një nga stacionet kryesore të transportit hekurudhor. Trenat ishin komodë dhe oraret e lëvizjes përgjatë gjithë ditës.  Edhe gjendja e hekurudhës ishte optimale.

Por tashmë situata ka ndryshuar. Stacioni është një godinë e vjetër e amortizuar. Udhëtimi bëhet vetëm me një lokomotivë me dy vagonë me destinacion Durrësin. Xhama të thyer nga goditjet me gurë, higjiena mungon.

Ankohen për kushtet, por ka persona që zgjedhin të udhëtojnë me tren. E përdorin këtë lloj transporti edhe për të shkuar drejt bregdetit. Arsyeja kryesore është çmimi i biletës.

Edhe makinistët flasin me nostalgji për kohën kur transporti hekurudhor ishte më i përdoruri në Shqipëri.

Ndërtimi i korridorit të tetë Lindje-Perëndim përfshin edhe ndërtimin e hekurudhës Durrës-Elbasan-Pogradec më tej me lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit. Ky projekt pritet t’i japë jetë këtij transporti.

Tv Klan