Katër shokë argjentinas do të pedalojnë nga Cape Town në Doha për të ndjekur Kombëtaren në Kupën e Botës

Katër miq argjentinas do të pedalojnë 10500 kilometra nga Afrika e Jugut në Katar për të mbështetur Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në Nëntor. Kjo nismë do të shërbejë për të mbjellë 10500 pemë të reja në vendlindjen e tyre.

Lukas Ledezma, Leandro Blanko Pigi, Silvio Gati dhe Sebastian Rodriguez, nga provinca e Kordobës, do të nisin të pedalojnë më 15 Maj nga Kejp Taun në Doha, në një rrugëtim që do të kalojë në 15 vende në 2 kontinente.

Ledezma, 34 vjeçar, profesor i edukimit fizik, tregon përshtypjet për këtë udhëtim special.

“Ne do të pedalojmë 10500 kilometra në Afrikë dhe Lindjen e Mesme,  duke kaluar në 15 shtete. Do të na duhen gjashtë muaj që të shkojmë në Katar dhe të shikojmë ndeshjet e Kupës së Botës”

Ndeshja e parë e Albiçelesteve është përcaktuar që të luhet më 22 Nëntor kundër Arabisë Saudite në stadiumin “Lusail”.

Në këtë aventurë është bashkuar edhe një prodhues dokumentarësh, shkrimtar dhe agjent udhëtimesh.

Për katër tifozët specialë, udhëtimi me biçikleta është shumë i bukur, ndërsa ata kanë planifikuar çdo gjë me detaj për muaj me radhë.

Klan News