Në Hokkaido, ishullin më verior të Japonisë, një projekt pioner në llojin e tij, shndërron jashtëqitjet  e  lopëve në karburant hidrogjeni duke u kthyer në një burim të energjisë së pastër pa çlirim karboni.

Hokkaido përbën 20% të Japonisë dhe është një nga burimet kryesore të ushqimit. BBC viziton fermën ku ndodh i gjithë procesi i pabesueshëm.

Ishulli ka mbi 1 milion lopë dhe prodhon mbi 50% të qumështit në Japoni, ndërsa jashtëqitjet janë burim energjie.

Metani nxirret  nga jashtëqitjet bashkë me mbetje të holluara që ruhen në kontejnerë të mëdhenj dhe përdoren si pleh.

Në temperaturën mbi 800 gradë Celsius, hidrogjeni ndahet nga metani. Një nga vetitë e hidrogjenit është që mund të shtypet dhe të ruajë energji pa zënë hapësirë. Një stacion hidrogjeni mund të furnizojë 28 mjete. Vendasit marrin këtë karburant për fermat e tyre, madje përdoret edhe nga kopshti zoologjik.

Nga jashtëqitja në hidrogjen, lopët e Hokkaido prodhojnë më shumë sesa veç qumësht: një të ardhme  më ekologjike./tvklan.al