Një hulumtim i ri i kryer së fundmi tregoi se udhëtimet dhe eksplorimi i zonave të reja ndikon në mirëqënien mendore të një individi.

Studimi është botuar në “Nature Neuroscience” dhe tregon se individët përjetojnë gëzim në eksplorimin e çdo lokacioni, edhe nëse kjo është në zonën ku ata jetojnë.

Sipas hulumtimit të kryer rezultoi se ata njerëz që kishin përvoja të reja dhe të ndryshme në mënyrë të rregullt treguan rritje të niveleve të lumturisë, së bashku me emocione të tjera pozitive.

Studiuesit shprehen se këto përvoja nuk duhet të kenë të bëjnë vetëm me udhëtimet në distanca të gjata. Hulumtimi thotë se kryesorja është të gjendeni në vende të ndryshme çdo ditë.

“Duke përdorur gjurmimin, marrjen e mostrave të përvojave dhe imazheve neuro, ne zbuluam se ndryshueshmëria ditore në vendndodhjen fizike shoqërohet me një efekt pozitiv në shëndetin e çdo individi”.

Autorët e studimit shprehen se kryerja e gjërave të reja dhe eksplorimi i hapësirave të reja është shumë e rëndësishme për shëndetin emocional të çdo individi./tvklan.al