“Nëse ky formular nuk plotësohet 24 orë para nisjes, qytetarët s’mund të udhëtojnë”

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi drejt Italisë dhe Greqisë duhet të plotësojnë me detyrim dhe më pas ta printojnë formularin PLF 24 orë para udhëtimit.

Sipas rregullores, në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, pasagjerët nuk mund të udhëtojnë dot.

Gjithashtu për të udhëtuar drejt Italisë pasagjerët duhet të paraqesin rezultatin e testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Ndërsa për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar virusin ose certifikata e vaksinimit.

Klan News