Lulzim Basha shprehet i bindur se beteja e nisur nga opozita është pa kthim dhe ajo do të përfundojë me rrëzimin e qeverisë.

“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!”.

Në një reagim pas protestës së zhvilluar pasditen e së martës para parlamentit, ku nuk munguan incidentet e dhunshme, Basha thotë se rruga drejt Europës është e dhimbshme, por pikërisht ky udhëtim do ta çlirojë popullin sipas tij, nga e keqja.

“Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqenies për njerëzit!”

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, protestues të mbledhur jashtë godinës protestuan për disa orë pasditen e së martës. Ata hodhën shashka e tymuese, ndërsa u përplasën edhe me policinë. Kjo e fundit u kundërpërgjigj duke lëshuar gaz lotsjellës.

/tvklan.al