Një video e re e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e tmerrshëm kur helikopteri brenda së cilit ndodhej presidenti i Leicester City ngrihet në ajër, përpara se të dalë jashtë kontrollit duke u rrëzuar.

Videoja tregon 37 sekondat e para kur helikopteri ngrihet nga stadiumi dhe pasi arrin një farë lartësie nis të rrotullohet dhe bie poshtë duke marrë flakë.

Pamjet u publikuan fillimisht në rrjetet sociale dhe tanimë janë në dorën e hetuesve. Në këtë video të re, shihet ajo pjesë e udhëtimit që nuk u kap nga kamerat e sigurisë të stadiumit, që kishin dalë më parë.

Helikopteri brenda së cilit ndodheshin 5 persona, mes tyre edhe Vichai Srivaddhanaprabha, presidenti i klubit të futbollit Leicester City, u rrëzua rreth orës 20:30 të së shtunës, rreth 182 metra nga stadiumi King Power.

Të gjithë personat që gjendeshin brenda në helikopter gjetën vdekjen. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik në botën e futbollit britanik.

/tvklan.al