Udhëtimi i parë i njerëzimit drejt Diellit – TV KLAN

Udhëtimi i parë i njerëzimit drejt Diellit

Një anije kozmike e NASA-s do të fluturojë drejtë Diellit vitin tjetër.

Ky mision është udhëtimi i parë i njerëzimit drejt një ylli dhe vlerësohet të jetë një prej arritjeve më të mëdha në historinë e eksplorimit hapësinor.

Nisja e anijes kozmike “the Solar Probe Plus” do të bëhet në verën e vitit 2018 dhe do të jetë e para që synon të futet në atmosferën e Diellit, duke përjetuar një nxehtësi të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme me asnjë nxehtësi të përjetuar nga strukturat e prodhuara nga njerëzit më parë.  

Qëllimi është të studiohet atmosfera e jashtme e Diellit dhe të kuptohet më mirë se si funksionojnë yjet.

Misioni, i cili parashikohet t’u sigurojë njerëzve infromacion më të madh se kurrë më parë për Diellin, do të përfundojë në vitin 2025. 

Anija kozmike do të të sillet rreth 6.2 milion kilometër larg nga sipërfaqja e Diellit me temperatura të jashtëzakonshme që arrijnë deri në 1,377 gradë Celsius.

Sipas NASA-s, anija kozmike do t’i afrohet Diellit “rreth shtatë herë më shumë se çdo anije tjetër kozmike më parë.”/tvklan.al

Kategori
BotaKurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*