Serbisë mund t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Europian nëse presidenti i saj Aleksandër Vuçiç udhëton në Rusi muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores së Vladimir Putini.
Mediat shtetërore ruse raportuan se Vuçiç do të jetë një prej personaliteteve të huaja të pranishëm, si dhe do të kontribuojë me pajisje ushtarake për spektaklit e 9 majit. Në përgjigje, zyrtarët europianë e paralajmëruan Vuçiçin se vizita e tij në Moskë do të jetë një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të dëmtojë ambiciet e Serbisë për anëtarësim në BE.
Paralajmërimi i parë erdhi nga shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas pas takimit të ministrave të jashtëm të bllokut në Luksemburg. Ata diskutuam rreth pjesëmarrjes së mundshme të disa vendeve në ceremoninë në Moskë.
“Pjesëmarrja në paradën apo festimet e 9 majit në Moskë nuk do të kalohet lehtë nga pala europiane, duke pasur parasysh se Rusia po bën luftë në shkallë të gjerë në Europë”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit.
Një reagim tjetër nga diplomacia estoneze. “Ne duhet të sigurohemi që serbët e kuptojnë se disa vendime kanë një kosto,” tha Jonatan Vseviov, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë. “Pasoja është mos anëtarësimi në Bashkimin Europian,” shtoi ai.
Serbia ka kohë që është përpjekur të kultivojë njëkohësisht marrëdhënie me Brukselin dhe Moskën. Beogradi aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe u bë kandidat në vitin 2012.
Klan News