Bilioneri Bill Gates ka thënë se do të preferonte më tepër të paguante për vaksina se të shkonte në Mars, për të cilën ai mendon se nuk është një mënyrë e mirë e përdorimit të parave.

“Udhëtimi në Mars është shumë i shtrenjtë. Mund të blesh vaksina kundër fruthit duke paguar 1.000 dollarë për një jetë të shpëtuar. Kjo më shtyn që mos të shkoj në Mars”, ka thënë ai për BBC

Sipërmarrësi ka komentuar edhe Elon Musk dhe Jeff Bezos. Ai është shprehur që Musk doqë të kolonizojë Marsin, ndërkohë  që edhe Bezzos i është bashkuar garës për hapësirën.

SpaceX, kompania e raketave e themeluar nga Musk në vitin 2002 ka si synim dërgimin e ekuipazheve në Mars deri sa të kolonizojë planetin e kuq.  Nga ana tjetër, Jeff Bezos, themeluesi i Amazon i cili kryeson edhe kompaninë “Blue Origin”, realizoi një udhëtim të shkurtër në hapësirë në vitin 2021.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Gates, beson se inteligjenca artificiale do e transformojë njerëzimin “në mënyrë dramatike”. 

“Kjo do të na ndihmojë të shqyrtojmë çështjet mjekësore dhe shkencore. Nuk janë vetëm robotët, shkrimi dhe leximi gjithashtu ndihmojnë, e madje ka pasur më shumë progres në këtë anë se në anën robotike. Të dyja bashkë na ofrojnë produktivitet më të lartë”, tha Gates.

Gates i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si njeriu më i pasur në botë ka dhënë me dhjetëra miliarda paund për kauza filantropike, shpesh të synuara për shëndetin global veçanërisht fëmijët.

I pyetur nëse është kursimtar në jetën personale, Gates është përgjigjur:

“Unë nuk kam një dollap gjigand, nuk vesh bizhuteri. Kur jam duke hapur një dhuratë nuk e mbaj mbështjellësen që ta përdor përsëri. Gjyshja ime nuk ka hedhur kurrë një letër në jetën e saj, kështu që  sipas standarteve të saj unë jam i çmendur”.

Gates u divorcua nga gruaja e tij Melinda në maj të vitit 2021 dhe kur u pyet nëse do dëshironte ta gjente përsëri dashurinë ai është shprehur:

Po sigurisht, unë nuk jam robot”./tvklan.al