Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer në rubrikën “Tani mund të këndosh” ka rrëfyer për udhëtimin e saj me gomone për në Itali, eksperiencën e frikshme dhe terrorin që ka përjetuar. Pavarësisht atyre momente të paharrueshme dhe të frikshme për të dhe familjen, Marsela ia ka dalë të arsimohet mirë dhe të ambjetohet me vendin e huaj. Ajo ka treguar se së bashku me motrën e saj më të vogël janë shpallur si vajzat më të talentuara në shkollë dhe ndihet krenare për arritjet e saj.

Marsela Çibukaj: Unë bëra shkollën 8-vjeçare, shkollën e mesme, frekuentova liceun klasik dhe pastaj vazhdova studimet në universitet për juridik. Ndërkohë studioja dhe kanton. Aty gjeta dhe një pellg me artistë shumë të mirë dhe mua më dhanë shumë leksione falas vetëm duke i ndjekur ata nëpër koncerte.

Fillimet kanë qenë të vështira, ambjentimi me mentalitetin, me rregullat e reja. Vitin e parë humba shkollën sepse nuk kisha dokumenta. Studioja me një zonjë në moshë dhe ajo më bënte diktime të gjuhës italiane dhe unë fillova të shkruaja italisht dhe të përgatitesha për të shkuar në shkollë.

Unë dhe motra ishim dy vajza shëmbullore që vinim nga Shqipëria dhe brenda 6 muajve të dyja shkëlqyem në mësime dhe arritëm të merrnim bursa studimi si vajzat më të talentuara në shkollë e më të mirat në mësime. Kjo ishte krenaria ime. Edhe para gjykimeve kam nxjerrë origjinën time labe.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali?

Marsela Çibukaj: 21 vite.

Marsela tregon se muzika ka qenë arsyeja që ajo ka ardhur në Tiranë për herë të pare dhe nuk është larguar më kurrë. /tvklan.al