Korçë- Një aksident me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 Korçë, ku E.B, duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA981OI, ka aksidentuar 61-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Edhe pse 61-vjeçari me inicialet S.M u dërgua menjëherë në spital nuk mundit të shpëtonte dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al