Emisioni “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ka pasur këtë të shtunë një intervistë ekskluzive me çiftin fitues, të edicionit të parë të “Love Islan Albania”.

Pas një bisede në shtëpinë e tyre, në Gjermani, Arlindi dhe Ueda na marrin për një shëtitje, për të shkuar tek restoranti i tyre i preferuar, një vend që ata e vizitojnë shumë shpesh së bashku.

Rrugës, ata tregojnë nëse e kanë menduar jetën ndonjëherë në Shqipëri dhe se si i duket Uedës sipërmarrja e Arlindit.

Arlindi: Me thënë të drejtën ne jemi shumë patriot, si Ueda, si unë, por janë mundësitë. Ne e kemi ndërtuar jetën këtu, edhe normalisht, për ta mbyllur këtu dhe me filluar diçka komplet të re atje, është shumë e vështirë. Janë mundësitë, por…

Ueda: Ndonjë ofertë pune, diçka, një mënyrë që mund të ecim atje. Jam shumë e hapur, nuk është se nuk e shikoj veten duke jetuar atje, por prapë, siç tha Arlindi, kemi ndërtuar jetën tonë jashtë shtetit, edhe do ishte pak e vështirë për t’i lënë të gjitha gjërat.

Orinda Huta: Ty si të duket kjo sipërmarrje me të cilën merret Arlindi?

Ueda: Me thënë të drejtën, më është dukur shumë mirë, është shumë i angazhuar pas pune edhe e ka pasion. Jam shumë e kënaqur, më pëlqen. Nganjëherë çuditem se ky di më shumë për lulet sesa unë.

Orinda Huta: Por e sigurt, nuk do të të mungojnë asnjëherë.

Ueda: Po, fiks. /tvklan.al