Blerjet qindramilionëshe në merkaton e futbollit shqetësojnë UEFA-n. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, UEFA kërkon të shtrëngojë më shumë kushtet për transferimin e lojtarëve. Reforma ka të bëjë me uljen e defiçitit.
Nëse një klub i madh blen futbollistë për 300 milionë Euro, duhet të largojë lojtarë me të paktën 200 milionë. Pra diferenca të jetë 100 milionë Euro. Në planin e UEFA-s që pritet të votohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 24 maj ka edhe pika të tjera. Ulja e numrit të lojtarëve në 25. Nëse do të aprovohen këto propozime atëherë masat do të hyjnë në fuqi prej sezonit 2018-2019.
Një plan që do të penalizonte klubet e pasura, por do të normalizonte merkaton që me transferimin e Neymar vendosi një rekord të ri 222 milionë Euro për një futbollist.
Tv Klan