Finalja e Champions League për vitin 2027, nuk do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, siç ishte planifikuar fillimisht.

UEFA ka vendosur ta heqë finalen nga stadiumi legjendar, sepse komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit.

Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur këtë të martë në Pragë. Njëkohësisht bëhet e ditur, se UEFA ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

VENDIMET E MARRA NË MBLEDHJEN E KOMITETIT EKZEKUTIV:

– U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.

– U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

– Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

/tvklan.al