Ceferin: Rreth 80% e ligave do ta mbyllin në fushë sezonin

UEFA po kërkon që të mbyllë sezonin 2019-2020 në fushë që është ndalur prej fillimit të muajit Mars. Kreu i saj Aleksander Ceferin e përsëriti këtë në një intervistë për ‘beIN Sports’.

“Më e rëndësishmja për ne është që të njohim klasifikimin përfundimtar për të përcaktuar ekipet që do të marrin pjesë në kupat e Europës. Personalisht mendoj që të mbyllësh sezonin para kohe nuk është zgjedhja ideale, situata mund të përmirësohet. Mendoj që pjesa dërrmuese e kampionateve në Europë, të themi rreth 80% do ta mbyllë sezonin”.

UEFA pret përgjigjen përfundimtare nga anëtarët e saj deri më 25 Maj. Disa nga kampionatet si ai gjerman kanë vendosur madje se Bundesliga do të rinisë këtë fundjavë. Por ka edhe si Franca që e ndërpreu përfundimisht. Cerefrin sqaroi se do të përfundojë kupat e Europës.

“Edhe sezoni europian aktual do të përmbyllet, nëse gjërat qëndrojnë kështu parashikojmë të mbahet në Gusht”.

Pritet që UEFA të përshtasë edhe rregullat e Fair Play financiar në kushtet që po kalon futbolli për shkak pandemisë Covid-19.

Tv Klan