Legjenda dhe trajnerë të futbollit do trajtojnë çështje për të përmirësuar lojën magjike
Kongresi i zakonshëm i UEFA-s në Lisbonë pritet t’i shërbejë akoma dhe më fushë futbollit europian. Një Bord Këshillimi është ngritur në zyrat e organit qeverisës kontinental.
Trajnerë të shquar dhe ish-lojtarë u kërkohet të mblidhen dhe të trajtojnë çështje në lidhje me rregullat e lojës, arbitrimin dhe kalendarin e futbollit. Bordi i futbollit të UEFA-s u miratua nga organi drejtues i futbollit europian, me ish-yllin e kombëtares kroate dhe Milanit, Zvonimir Boban, i cili do të veprojë si kryetar.
Deri më tani janë konfirmuar emra të rëndësishëm si trajnerët, Carlo Ancelotti, Fabio Capello, Roberto Martinez dhe Jurgen Klinsmann, si dhe zyrtarët, Paolo Maldini e Javier Zanetti.
Në këtë bord pritet të bashkohen edhe Gareth Southgate, Jose Mourinho e Zinedine Zidane. Paneli prej 20 anëtarësh do të shqyrtojë çëshjet rreth sistemit VAR, kompeticionet e UEFA-s, taktikat dhe zhvillimin e futbollit tek të rinjtë. Bordi i ri do të mblidhet për herë të parë më 24 Prill.
Klan News