Paraqit edhe refuzim për gjykatësin e Madridit

Pak orë pas anulimit të procedimit disiplinor në drejtim të Real, Barcelona dhe Juventus për nismën e tyre për krijimin e Superligës së Europës, UEFA paraqiti një refuzim për gjykatësin e Madridit që e shtrëngoi të ndërmerrte këtë vendim.

Organizmi më i lartë i futbollit në kontinent në komunikatën e shpërndarë të martën shkruan se nuk e njeh juridiksinonin e gjykatës së kryeqytetit spanjoll. Aty flitet edhe për parregullsi në vendimin e marrë dhe nëse do të ishte nevoja do të mbrojë interesat e saj dhe të anëtarëve në të ardhmen.

Një hap tjetër pas vendimit të vonë të së hënës për të anuluar çdo masë të marrë përfshirë penalitetet për 9 klubet e tjera themeluese që hoqën dorë 48 orë pas njoftimit të krijimit të Superligës së Europës.

Duket se kjo betejë e nisur në muajin Prill kur u hodhën hapat e para për këtë aktivitetet jashtë mbikëqyrjes së UEFA-s do të zgjasë edhe më tej.

Tv Klan