Shton numrin futbollistëve dhe lejon zëvendësimin e tyre

UEFA zyrtarizoi shtimin e numrit të lojtarëve që do të grumbullohen për Euro 2020, nga 23 do të jenë 26. Në kushtet kur e gjithë bota po lufton me Covid-19 shikohet si një ndihmë për skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale që do të nisë më 11 Qershor.

Stafet e përfaqësueseve do të kenë mundësinë e zëvendësimin e futbollistëve edhe pas 1 Qershorit, data e dorëzimit të listës, gjithmonë në rast dëmtimi apo një gjendje shëndetësore të pamundur për të luajtur, përfshi infektimin me koronavirus të bazuar në certifikatat mjekësore.

Në rastin e portierëve do të lejohet të zëvendësohen edhe nëse turneu ka nisur. Por çdo lojtar që largohet nga grumbullimi për këto shkaqe nuk do të pranohet më.

Tv Klan