UEFA do të ngrejë një komision të veçantë për të vendosur për pjesëmarrjen e Kosovës dhe Gjibraltarit në kualifikueset e Kupës së Botës.

Hapi i radhës u hodh në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni i mbajtur sot në Bazel. Në njoftimin e saj UEFA sqaron se mund të marrin pjesë në kualifikueset e Champions dhe Europa League dy skuadra kosovare nëse plotësojnë kushtet e vendosura nga rregullorja.

Po ashtu Komisioni Ekzekutiv vendosi sot që më 14 Shtator të zgjedhë presidentin e ri, pas dorëheqjes së Mishel Platini.

Tv Klan