UEFA nis hetimin për Superligën e Europës



UEFA nis hetimin për Superligën e Europës

16:00 12/05/2021

Inspektorët hapën çështjen për Real, Barcelona dhe Juventus

Historia e Superligës së Europës nuk po njeh fund. UEFA konfirmoi se caktoi Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës që do të hetojnë Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin, pasi këto klube nuk janë tërhequr ende nga ky projekt.

Pak ditë më parë u lajmërua kjo lëvizje dhe tani gjithçka është konkrete. Këto skuadra rrezikojnë deri përjashtimin nga kupat e Europës sipas atyre që shkruhet në mediat ndërkombëtare.

Tv Klan










Të ngjashme