Shkak është mungesa e pendimit nga klubet për nismën e krijimit të Super Ligës

UEFA ka hapur zyrtarisht një procedim penal kundër klubeve të Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, tri klubet rebele që ende nuk kanë hequr dorë nga ideja e Super Ligës.

Institucioni numër 1 i futbollit evropian lajmëroi se pas një hetimi të ndjekur nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës në lidhje me projektin e së ashtuquajturës Super Ligë, janë hapur procedimet penale ndaj këtyre klubeve për një shkelje të mundshme të kuadit juridik të UEFA-s.

Edhe pse zgjati për vetëm pak orë, projekti që lindi në mes të Prillit, e ku u bënë pjesë 12 ekipe dështoi pasi 6 skuadat angleze, dy italianet dhe Atletiko Madrid u tërhoqën.

Të penduarit ia hodhën me një gjobë, një qortim dhe premtimin që të mos mendojnë për një projekt të tillë.

Por Reali, Barca dhe Juvja mund ta pëosjnë më keq, pasi nuk kanë bërë prapakthehu.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin kërcënoi këto klube se do t’i përjashtojë nga kompeticionet për një apo dy sezone nëse ata nuk tërhiqen nga një kompeticion paralel.

Me pak fjalë, parashikohet një betejë e gjatë gjyqësore, me të tria klubet që mund ta çojnë çështjen deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, nëse ata përjashtohen nga Liga e Kampionëve.

Klan News