Vendimi për të gjitha ndeshjet në transfertë këtë sezon pas vrasjessë një tifozi të AEK-ut të Athinës

UEFA ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagrebit nga të gjitha ndeshjet në transfertë në garat europiane këtë sezon, pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar.

Ky vendim vjen disa orë pasi ekipi kroat u eliminua nga Liga e Kampionëve pas barazimit 2:2 në ndeshjen e kthimit kualifikuese kundër AEK-ut të Athinës në Greqi të shtunën, e cila ishte shtyrë për shkak të dhunës.

Ndeshja duhet të luhej më 8 Gusht, por u shty për 19 Gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris.

Gati 100 tifozë kroatë të futbollit u arrestuan në Athinë, nën akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.  Tifozët e Dinamos kishin udhëtuar për në Athinë, edhe pse klubi i tyre e kishte të ndaluar nga UEFA t’u shiste bileta për këtë ndeshje.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u takua me kryeministrin grek Kzriakos Mitsotakis të mërkurën në Athinë, për të diskutuar se si të përballen me dhunën e tifozëve të futbollit.

UEFA tha të dielën më 20 gusht se të gjitha ndeshjet e Dinamos cilësohen tani si “me rrezik të lartë dhe kjo u konfirmuar, fatkeqësisht, nga shkalla ekstreme e incidenteve” në Athinë.

Dinamo është urdhëruar nga UEFA ta “krijojë dhe zbatojë një strategji për ta çrrënjosur dhunën e ndërlidhur me klubin, në bashkëpunim me autoritetet politike, të sigurisë dhe të futbollit në Kroaci”.

Tifozët e ekipeve që do të luajnë kundër Dinamos – duke nisur me Sparta Pragën të enjten mund blejnë bileta për ndeshjet që do të luhen në Zagreb. Dinamo do të përballet me Sparta Pragën në dy ndeshje, ajo e kthimit më 31 Gusht në Pragë.

Fituesi i këtij dueli do të kalojnë në fazën grupore të Ligës së Europës, kategorinë e dytë të futbollit europian. Humbësi shkon në grupet e Ligës së Konferencës, që nënkupton se Dinamo do të luajë të paktën edhe gjashtë ndeshje të tjera tri në shtëpi e tri jashtë nga Shtatori deri në Dhjetor.

Klan News