Grima: Të fitojmë sërish ndaj Qipros

UEFA po rikthen aktivitetet e saj. Ndeshjet e para të konfirmuara për këtë vit janë ato të përfaqësuesve të femrave. Shqipëria do të zhvillojë sfidat e mbetura kualifikuese të Europianit nga Tetori deri në Dhjetor dhe trajneri Armir Grima tregon synimet.

“Dy ndeshje i kemi shumë të vështira me ekipe pretendente, Skocia dhe Portugalia ku duam të shfaqim vlerat që kemi dhe ndaj Qipros ku duhet të fitojmë për të arritur 6 pikët”.

Pikërisht me vajzat qipriote Shqipëria fitoi më 11 Mars, pak para se të ndërpriteshin tërësisht aktivitetet për shkak të Covid-19. Sipas Grimës, futbollistet janë përpjekur të ruajnë formën gjatë karantinës dhe aktivitetet që pritet të rinisin do të përmirsojnë aspektin fizik.

“Edhe kjo periudhë që do të vazhdojë kampionati dhe që ndoshta të ketë edhe aktivitetet ndërkombëtare si Champions League besoj do të ndihmojë për të arritur formën optimal”.

Te vajzat kuqezi pritet që të ketë disa përforcime për ndeshjet e fundit, për të shtuar elementët cilësorë.

Tv Klan